E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD fiton komunën në Vlorë, KQZ pranon ankimimin e PD-së për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit

lefteria-e-lleshit2Kandidati i FRD ka fituar në komunën Sevaster të Vlorës me 394 vota më tepër, mirëpo KQZ pranoi dje të shqyrtojë ankimimin e parë të Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të komunës.

Kjo njësi vendore që është fituar nga kandidati i Frymës së Re Demokratike, Kujtim Sinanaj, por Partia Demokratike ka kërkuar të shpallë si të pavlefshëm rezultatin në KZAZ-në Nr. 81 të kësaj komune në Vlorë.

Kandidati i FRD-së, Kujtim Sinani, u shpall fitues me 394 vota më shumë se kandidati i PD-së, Luan Binaj.

Kërkesa e PD-së u miratua dje me katër vota pro nga anëtarët e KQZ-së, të cilët i hapën rrugë mundësisë për të rivlerësuar rezultatin në këtë njësi vendore.

Pranimi i kërkesës është kundërshtuar nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, i cili tha se KQZ nuk mund ta pranojë këtë ankimim, pasi nuk ka kuorumin e nevojshëm për të ndërmarrë ndryshime të rezultateve në komunën Sevaster.

KQZ ka një problem që është i dukshëm. Është mungesa e 3 anëtarëve dhe nëse do të bëjmë referencë nenin 22, pika 5, thuhet se mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme ku marrin pjesë jo më pak se katër anëtarë, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar, sipas nenit 24 të këtij Kodi, citohet Gjonçaj në gazetën Panorama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›