E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Pas Samitit, ndryshime ne qeveri

Deputetet e Partise Demokratike po nisin te theksojne nevojen e ndryshimeve ne kabinetin qeveritar pas Samitit te Bukureshtit, ku Shqiperia pret te marre edhe ftesen e anetaresimit per ne NATO. Keshtu, diten e djeshme, deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, njekohesisht edhe anetare i Kryesise se PD-se, theksoi se pas Samitit te Bukureshtit duhet te kete nje levizje ne kabinetin e drejtuar nga Berisha. "Pas Samitit te Bukureshtit, ku ne jemi optimist se do te marrin ftesen e anetaresimit, duhet te kete levizje ne kabinetin qeveritar", theksoi diten e djeshme Biberaj, ne nje prononcim per mediat. Sipas deputetit te PD-se, me marrjen e fteses per anetaresim, Shqiperia do te hyje ne nje faze te re reformash dhe per riformatimi i kabinetit qeveritar do te bej qe qeveria te kerkoje nje hov te ri. Me pare edhe deputete te tjere te Partise Demokratike kane theksuar nevojen e ndryshimeve ne kabinetin e drejtuar nga Kryeministri Berisha. Deputeti i PD-se, Prec Zogaj, ka theksuar se perpara zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme, Kryeministri Berisha patjeter duhet te bej nje riformatim te kabinetit te tij qeveritar. Ne menyre te vazhdueshme deputeti i PD-se, Zogaj, ka theksuar se ka mjaft sektore, te cilet nuk po ecin nen ritmin e duhur te reformave dhe per kete kane nevoje per ndryshim. Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe deputeti i PD-se, Besnik Mustafaji. Muaj me pare ish-ministri i Jashtem ka theksuar nevojen e ndryshime dhe riformatimin e kabinetit te ri qeveritar.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›