E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, Milo kunder Rames

Reforma zgjedhor rindez debatin brenda gjirit te majte. Debat, i cili sikur u zbeh vetem per disa dite, si pasoje e tragjedise se 15 marsit. Por, zhvillimet e diteve te fundit kane sjelle serish ne skenen politike mosmarreveshjet mes formacioneve te majta. Keshtu, jane deklaratat e ardhura nga kampi roze, te cilat theksojne gatishmerine e Partise Socialiste per te bashkepunuar me mazhorancen per realizimin e reformave kyce per vendin, sidomos per ate zgjedhore, ato te cilat kane sjelle dhe reagimet e para nga partite e vogla opozitare. Ishte Partia Demokracia Sociale, ajo qe leshoi nje thirrje te drejtperdrejte per te gjithe "te vegjlit", ku u kerkoi qe te kembengulin ne plotesimin e te gjitha pikave te marreveshjes se perbashket per reformen zgjedhore.

Thirrja

Pas nje armepushimi prej me se dy javesh, rikthehen serish mosmarreveshjet brenda kampit te majte, lidhur me reformen zgjedhore, konkretisht mes PS-se dhe partive te vogla opozitare. Kryetari i PDS-se, Paskal Milo, gjate nje prononcimi per shtyp, deklaroi se "partite e vogla duhet te kembengulin ne kerkesat e tyre per sistemin zgjedhor". Madje, sipas tij, nje pjese e ketyre partive do te insistojne ne miratimin ne Kuvend te ketyre propozimeve. "Do te vazhdoje rezistenca dhe perpjekjet nga nje pjese e ketyre partive qe realisht jane te lidhura me perpjekjet per te bere nje ligj zgjedhor, i cili do te jete afatgjate dhe qe do te krijoje kushte per zgjedhje te lira dhe te ndershme", theksoi Milo gjate fjales se tij. Nderkohe qe, nje deklarate e tille pasoi qendrimin e nje dite me pare, ku kreu i Demokracise Sociale u shpreh mosbesues, lidhur me qendrimin e mbajtur se fundmi nga PS-ja. "Nuk mund te kete dy standarde te opozites, nje per te dale bashke ne sheshin "Skenderbej" dhe nje standard tjeter per reformat, per te cilat PS merret vesh me Berishen", theksoi Milo, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, nuk duhet te kete asnje lloj bashkepunimi me Kryeministrin aktual.

Marreveshja

Te gjitha partite e vogla parlamentare kane nenshkruar nje marreveshje te perbashket, ku propozojne nje sistem proporcional te personalizuar, me qellim shmangien e fenomenit "Dushk", votimin me nje vote te unifikuar, me nje raund dhe tavan te hapur, me lista te hapura dhe me prag elektoral 2.5 per qind. Gjithashtu, sipas kesaj marreveshjeje, do te kundershtohet cdo sistemi tjeter, i cili nuk perputhet me realitetin e jetes politike shqiptare dhe do te kundershtohet cdo sistem i cili deformon voten e elektoratit tip "dushk" apo i cdolloj tipi tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›