E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: S'ka vullnet per hapjen e dosjeve

Zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njekohesisht deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj, thekson se parlamenti shqiptar nuk ka vullnet per te hapur dosjet e spiuneve te ish-Sigurimit te Shtetit, qe sot mund te gezojne vende te lakmuara ne politike dhe administrate. Ne nje interviste per "Koha Jone", Biberaj thekson se fakti qe hapja e dosjeve po ndesh kaq rezistence, te ben te mendosh se ish-bashkepunetoret kane qene te shumte ne numer, por edhe te shtrire ne gjeografine politike. Ne kete menyre, ai nuk mohon qe ish-bashkepuntoret e Sigurimit te Shtetit sot te jene edhe brenda te djathtes shqiptare. Biberaj thekson se PD duhet te nxitoje ne kete nisme, sepse ajo u ka borxh ish- te perndjekurve politike faktin qe nje pjese e atyre qe i kane persekutuar keta njerez prej vitesh, sot gezojne poste te larta dhe privilegje shtese.

Pse mendoni se po vonohet shqyrtimi i tre projektligjeve qe parashikojne edhe hapjen e dosjeve per funksionaret e larte?

Ne tetor te vitit 2006 Kuvendi i Shqiperise ka miratuar rezoluten "Per denimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist ne Shqiperi", rezolute qe ne paragrafin 11 te saj parashikon edhe hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit per funksionaret e larte. Po ashtu ne tetor 2006 jane paraqitur ne Kuvend edhe tre projektligje, "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte", respektivisht nga PD, PS dhe PDK. Fatkeqesisht, qe nga ajo kohe dhe deri tani, pervec deklaratave te bera nga politikane te ndryshem, akoma nuk eshte marre kush me kete pune dhe realisht nuk bere asgje per hapjen e ketyre dosjeve. Ka pasur nje zhvillim pozitiv lidhur me kompensimin material te ish-te persekutuarve politike, pasi eshte miratuar nga Kuvendi ligji per demshperblimin e tyre. Ligj qe sipas medias ka pasur edhe ai veshtiresite e veta ne zbatim, si pasoje e dokumenteve te shumta qe kerkohen, por dhe e burokracise se tepert. Gjithsesi qe te vij tek pyetja juaj, do te thosha se kjo vonese kaq e gjate, me duket e pajustifikueshme, dhe une nuk shoh shkak tjeter pervec mungeses se vullnetit politik per hapjen e ketyre dosjeve. Natyrisht qe axhenda e Kuvendit ka qene dhe mbetet e ngjeshur, dhe kjo eshte detyra e Kuvendit, por besoj se nese do te kishte vullnet, do te gjendej edhe kohe. Gjithsesi mendoj qe gjerat jane te thjeshta dhe perseri ka kohe, n.q.s. do te kete vullnet per hapjen e ketyre dosjeve, te tre projektligjet kalojne menjehere ne Komisionin e Ligjeve, i nenshtrohen nje debati politik dhe publik, behen perpjekje per integrimin e ketyre tre projekt-ligjeve ne nje variant te vetem final, i cili i paraqitet seances per miratim dhe votohet. Ne rast te kundert vazhdohet me deklarata dhe me akuza te ndersjella dhe kjo histori do te vazhdoje pambarimisht edhe per shume vite dhe ndoshta dekada, deri sa ne politike te kete vetem brez qe ne Dhjetorin '90, kane qene poshte moshes 18 vjec.

A mendoni se edhe ne radhet e se djathtes aktuale ka bashkepunetore te ish-Sigurimit?

Me sa duket, ndaj kesaj semundjeje nuk paska pasur imunitet. Fakti qe hapja e dosjeve po ndesh kaq rezistence, te ben te mendosh se ish-bashkepunetoret paskan qene te shumte ne numer, por edhe te shtrire ne gjeografine politike. Gjithsesi, nuk do deshiroja as te parashikoja ndonje gje dhe as te paragjykoja askend, prandaj edhe kam qene dhe jam per hapjen e dosjeve, me qellim qe politika te mos vazhdoje akuzat e ndersjella dhe media te mos luaje me pseudonime politikanesh. Nepermjet hapjes se dosjeve, nga njera ane e verteta do te dale ne shesh dhe gjithcka do te dokumentohet, sikurse nga ana tjeter, nepermjet hapjes se tyre, kjo histori do te mbyllet nje here e mire.

Realisht a do te ishte e lehte qe politikanet ish-bashkepunetore te largohen nga skena politike si pasoje e te kaluares se tyre?

Do te ndodhte ajo qe ka ndodhur edhe ne vende te tjera ish-komuniste, pasi ne demokraci vepron ligji dhe ligjin e ben shteti ligjor. Gjithcka do te ishte ne funksion te ligjit qe do te miratoje Kuvendi, por kuptohet qe per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit nuk do te kishte me vend ne politike. Mendoj se pastrimi i politikes shqiptare nga ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit eshte pjese e misionit te PD-se, sikurse kete pastrim PD ia ka borxh shtreses se ish-te persektuarve politike. Imagjinoni sot nje ish-te persekutuar politik, ne ditet e fundit te jetes se tij, qe shkon ne nje zyre shteti per te plotesuar dokumentacionin e burgut per demshperblim, dhe nuk mbaron pune, pasi aty mund te gjeje ate person qe ne emer te "luftes se klasave" dhe te "diktatures se proletariatit", e ka kalbur kete qytetar ne burg, vetem e vetem se ky qytetar i lodhur nga jeta dhe nga varferia e asaj kohe, u ankua nje dite ne radhen e bukes se "kjo buke eshte e keqe dhe nuk hahet dot".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›