E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet gazetari Baton Haxhiu

PRISHTINE - Gazetari Baton Haxhiu eshte arrestuar dje, ne mesdite, ne Prishtine dhe pak ore me vone u transferua ne Hage. Lajmin e konfirmoi zedhenesi i policise se Kosoves, Veton Elshani. "Policia kosovare mori nje urdher nga TPI-ja per arrestimin e Baton Haxhiut. Ky urdher u zbatua sot rreth ores 14:00", deklaroi Elshani. Haxhiu pritet te pergjigjet ne Tribunal, per akuzen fyerje ndaj Gjykates se Hages. Mediat kosovare sakaq, aludojne per akuze qe lidhet me publikimin e emrit te nje deshmitari.

ARRESTIMI

"Policia ka marre nje urdherese nga Gjykata e Hages, lidhur me dergimin e Baton Haxhiut para kesaj gjykate, vendim te cilin policia e ka ekzekutuar dhe Baton Haxhiu ka udhetuar sot per ne Hage me aeroplanin e vijes se rregullt, ka thene per "Kosovapress", zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani. "Baton Haxhiu akuzohet per pengim te punes se gjykates, pasi ne vitin 2007 ka marre informacione per nje deshmitar te mbrojtur, dhe e ka zbuluar identitetin e tij ne nje shkrim", thuhej ne argumentimin e policise mbi arrestimin e bujshem.

AKUZA

Gjykata e Kombeve te Bashkuara per krime lufte ka paraqitur akt-padi ndaj gazetarit, te akuzuar se ka publikuar identitetin e nje deshmitari te marre nen mbrojtje ne procesin gjyqesor ndaj ish-kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj. "Haxhiu, botues i se perditshmes ''Express'', eshte akuzuar se ka bere publik emrin e nje deshmitari te mbrojtur gjate procesit gjyqesor kunder ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj", pohoi dje "Koha vizion". Nderkohe, ne aktakuze pretendohet edhe se "Baton Haxhiu me dijeni te plote ka nderhyre ne punen e drejtesise, duke bere publike informacione qe nuk duhej, dhe qe ishte ne kundershtim me Urdhrat e Odes se Gjykates". Sipas Hages, "me kete akt, Haxhiu ka bere shkelje, duke e penguar punen e gjykates, qe eshte e denueshme, sipas Nenit 77 A te Rregullores se Gjykates se Hages", thuhet ne aktakuze. "Behet fjale per deshmitarin e mbrojtur ne rastin Haradinaj dhe te tjeret, per frikesimin e te cilit jane akuzuar me pare ministri i Kultures, Astrit Haracija dhe ish-keshilltari i tij, Bajrush Morina", detajon televizioni kosovar.

Date per gjykimin e Haracise

Nderkohe, Gjykata e Hages ka vendosur dje per daten e nisjes se gjykimit kunder Haracise ish-keshilltarit ne kete ministri, Bajrush Morina. Sipas vendimit te Odes se Gjykates, seanca e pare do te mbahet me 16 qershor dhe do te kete edhe 4 seanca te tjera ditet ne vazhdim. Gjykata i ka dhene kohe prokurorise deri me 2 qershor, kurse mbrojtjes deri me 9 qershor, qe te sjellin para gjykates nje permbledhje te fakteve, si dhe te deshmitareve qe planifikojne t'i paraqesin ne gjykim. Haracija dhe Morina akuzohen nga Haga per pengimin e punes se saj, si dhe per frikesimin e deshmitareve ne rastin Haradinaj dhe te tjeret.

Haradinaj u lirua me pafajesi

Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, u shpall i pafajshem pak jave me pare dhe ndaj tij rane te gjitha akuzat e ngritura nga tribunali i Hages. Ndaj tij po behen gjithsesi, perpjekje per apelim te vendimit. Sakaq, Baton Haxhiu eshte i treti shqiptar i Kosoves i akuzuar per mosrespektimin e urdhrave te Gjykates, ne lidhje me gjyqin kunder Haradinajt. Ish-ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Astrit Haracija dhe ish-keshilltari i tij, Bajrush Morina, kane deklaruar pafajesine, lidhur me akuzat se jane perpjekur te bindin nje deshmitar te mos deshmonte kunder ish-kryeministrit.

Femijet e bashkeshortja e Baton Haxhiut, shtetesi shqiptare

Bashkeshortja dhe dy femijet e analistit te njohur kosovar, Baton Haxhiu, kane marre shtetesi shqiptare. Pikerisht ne dekretin e Presidentit, me numer 5686, date 25.04.2008, eshte njoftuar dhenia e shtetesise shqiptare per 14 persona, te cilet deri ne hedhjen e firmes nga kreu i shtetit nuk e gezonin kete te drejte. "Ne mbeshtetje te nenit 92, pika 'c' te Kushtetutes, te nenit 20 dhe te nenit 9 te ligjit nr. 8389, date 05.08.1998, 'Per shtetesine shqiptare', bazuar edhe ne propozimin e ministrit te Brendshem, u jepet shtetesia shqiptare me kerkese te tyre personave te meposhtem: Leunora Nazmi Brika-Haxhiu (Brika), Andi Baton Haxhiu, Jon Baton Haxhiu", thuhet nder te tjera ne kete dekret te kreut te shtetit. Pak dite me pare, qeveria kosovare beri te ditur, permes ministrit te Brendshem, se me daljen e pasaportave te reja te Kosoves, shtetasit e saj mund te aplikojne per marrjen e nenshtetesive, nder te tjera dhe te shtetesise shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›