E Diel, 1 Nëntor 2026

Biblioteka portal dixhital Shqiperi-Kosove

Portali dixhital i këmbimit materialeve të shtypur mes Bibliotekës Kombëtare shqiptare dhe Bibliotekës kosovare promovohet me Portalin e Albanologjisë. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar në mars të këtij viti dhe u jetësua brenda afateve. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi i pranishëm në këtë ceremoni tha se “do e mbështesim këtë inciativë dhe do e pasurojmë më tej, pasi libri është drita e dijes”.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari na bëri me dije se ky bashkëpunim ka nisur me 10 njësi dixhitale fillimisht me veprat antikuare nga bibliografia e "Mesharit" të Gjon Buzuku deri në vitin 1912.
Ndërkohë që drejtori i Bibliotekës së Kosovës, Sali Bashota tha se “këto thesare të çmuara të librave tashmë me anë të portaleve janë të aksesueshme nga anëtarë edhe europian gjë që i jep zhvillim e pasurim afrimit të kulturave”.
Në vitin 2012 do ketë një pasurim të mëtejshëm të fondit albanologjik me libra, revista harta dhe çdo botim të shtypur.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›