E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i kryesise per perjashtimin e deputetit Islami

Petro Koçi, një ndër figurat kryesore të Partisë Socialiste deri pak vite më parë, konsideron se nëse flitet për faj, për përjashtimin e Kastriot Islamit, atëherë fajtorë janë si lidershipi i selisë rozë, ashtu edhe vetë Islami. Sipas, tij, Partia Socialiste ka nevojë më shumë për bashkim se sa për përjashtime.
Kryetari i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, ka dhënë detaje edhe mbi formimin e grupimit të ri të tre partive të majta, PSV ’91, Partia Socialdemokrate dhe Demokracia Sociale. Koçi thotë se e majta duhet të punojë seriozisht, në mënyrë që në të ardhmen të mos sundojë fryma e përjashtimit.
Grupimi i partive të majta opozitare, në opinionin e Petro Koçit ka nevojë të zgjerohet më shumë, për t’iu kundërpërgjigjur koalicionit të mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›