E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden-Jahjaga nje ore bisede telefonike

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, në një bisedë të gjatë telefonike me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të qeverisë amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Zëvendëspresidenti Biden, gjatë bisedës që ka zgjatur rreth një orë ka shprehur nevojën e luftimit të pakompromis të krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Zëvendës Presidenti e ka përgëzuar sërish zgjedhjen e Presidentes Jahjaga dhe ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakthyeshme të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe demokracinë shumetnike të Kosovës.

Zëvendës Presidenti i ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në takimet e 2 Korrikut në dialogun të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka inkurajuar përparimin e mëtejshëm ndërmjet palëve rreth çështjeve që mund të sjellin përfitime praktike për qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë i cili u është shpërndarë medieve nga Presidenca e Kosovës.

Në vijim të këtij njoftimi thuhet se Zëvendës Presidenti dhe Presidentja Jahjaga kanë biseduar, gjithashtu, për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin kundër  korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vazhdimin e reformave  të brendshme në Kosovë, duke vënë në dukje se ato janë thelbësore  për inkurajimin e investimeve dhe promovimin e rritjes ekonomike.  Telefonata e zv/presidentit Biden pason takimin e shkurtër që ka pasur me Presidenten Jahjaga më 2 qershor në Romë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›