Atentatori i Frankfurtit Gjermania 5 akuza ndaj kosovarit
Gati një muaj pas ngritjes së akuzave në Shtetet e Bashkuara, edhe Gjermania ngre aktakuzën kundër Arid Ukës me origjinë nga Kosova që vrau dy ushtarë në aeroportin e Frankfurtit. Prokurorët federalë gjermanë thanë se kanë dorëzuar akuzat për vrasje kundër 21- vjeçarit.
Në një deklaratë të lëshuar sot, prokurorët thanë se Arid Uka përballet me dy akuza për vrasje dhe tri për vrasje në tentativë në lidhje me sulmin e 2 marsit. Nëse, dënohet, ai përballet me dënim të përjetshëm.
Prokurorët pretendojnë se Uka është një musliman radikal, i cili ka vrarë ushtarët amerikanë për shkak të përfshirjes amerikane në Afganistan. Ata theksuan se ai ishte frymëzuar nga propaganda xhihadiste në internet, por hetimet e tyre nuk kanë rezultuar në ndonjë lidhje të Ukës me ndonjë organizatë terroriste.
Uka është arrestuar në aeroport dhe mbahet në paraburgim në pritje të fillimit të gjykimit.