Biden: Ju rrëfej pse-në e pragmatizmit të Kremlinit
Biden bëri deklaratën e mësipërme në një intervistë me gazetën ''Wall Street Journal'', pas vizitës në Ukrainë dhe Gjeorgji për të shprehur mbështetjen amerikane për dy shtetet
ish-sovjetike.
Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan, Barack Obama vizitoi Moskën për një samit, ku ai dhe homologu rus, Dmitri Medvedev premtuan nënshkrimin e një marrëveshjeje në dhjetor për reduktimin e mbushjeve bërthamore të raketave.
''Rusia ka tashmë një ekonomi në rënie, një sektor bankar që nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë 15 vitet e ardhshme. Ata janë në një situatë ku bota përpara tyre po ndryshon dhe ata po i drejtohen një të kaluare që nuk të çon asgjëkundi'', deklaroi Biden në intervistë.
''Eshtë pikërisht ekonomia ajo që po detyron liderët rusë në reduktimin e mbushjeve bërthamore të raketave'', theksoi ai.
''Kremlini po tregohet pragmatik si asnjëherë tjetër'', shtoi Biden.