E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri kroat dorëhiqet pas aksidentit hekurudhor

Ajo shtoi se një komision i përbërë nga ekspertë nga Hekurudhat Kroate po hetonte rrethanat e aksidentit.

Gjashtë persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit jugor kroat të Splitit, në momentin më kulmor të sezonit turistik veror.

Të paktën 20 persona u plagosën rëndë.

Treni, që udhëtonte nga kryeqyteti Zagreb, doli nga shinat pas pak pas mesditës ndërkohë që po i afrohej Splitit, qytet antik i ndërtuar mbi rrënojat e pallatit të perandorit romak Dioklecian.

Në tren ndodheshin rreth 90 pasagjerë, të cilët udhëtonin për pushime drejt zonave bregdetare.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›