Biden: Qeveria siriane ka përdorur armë kimike
Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se nuk ka dyshim që qeveria siriane ka përdorur armë kimike dhe duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë. SHBA-ja është shprehur se ushtria e saj është gati të nisë sulmin në Siri, nëse presidenti Barak Obama jep një urdhër të tillë.
Por nga ana e saj qeveria siriane ka mohuar në mënyrë absolute të gjitha deklaratat për përdorim të armëve kimike.
Ndërkaq inspektorët e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë sot hetimet në vendin ku dyshohet se ndodhi sulmi me armë kimike afër Damaskut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se së shpejti do të publikojnë raportin e shërbimit sekret lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)