"Dritaret e Thyera" të bregdetit
Kur fi lluan në vitin 2000 fushatat “Kthim në Identitet” dhe “Lyerja e Fasadave”, Edi Rama po ndiqte (me vetëdije apo nënvetëdije) teorinë e “Dritareve të Thyera", e prezantuar për herë të parë nga kriminologjistët James Q. Wilson dhe George Kelling. Sipas kësaj teorie, krimet janë rezultat i pashmangshëm i mungesës së rregullit në një komunitet: në qoftë se disa dritare janë thyer dhe nuk janë rregulluar në një lagje, të tjera mund të thyhen e të mos rregullohen, derisa krijohet perceptimi se në këtë lagje nuk ka rregull. Dhe kjo, sipas autorëve të kësaj teorie, pasohet me rritje të kriminalitetit të vogël e më pas atij të madh, derisa vjen një pikë që vetëm dyqanet më të domosdoshme mbeten hapur në atë lagje. Pra, për ta rikthyer lagjen në normalitet duhet që së pari të riparohen dritaret.
Një shembull i funksionimit të kësaj teorie, që citohet shpesh në literaturën statistikore të kriminalistikës, është ai i Metrosë së Nju Jorkut. Në mesin e viteve '80, metroja e Nju Jorkut ishte nga më të pasigurtat në botë, për shkak të krimeve të shumta që ndodhnin në të. Si rrjedhojë, të ardhurat nga biletat e saj kishin rënë ndjeshëm, ngaqë njujorkezët u shmangeshin krimeve që ndodhnin në të. Në këtë kohë, Kelling u pajtua si konsulent nga metroja e Nju Jorkut dhe ai vuri në praktikë teorinë e tij të "Dritareve të Thyera". Vagonët e trenave të metrosë u lyen, për të mbuluar grafitet, dhe disa herë u rilyen, për të rimbuluar grafitet e zhgarravitura rishtas.
Në përfundim të viteve '80, vagonët e metrosë u "rikthyen në identitet" dhe niveli i krimeve në to u përgjysmua, megjithëse nuk u shtuan as patrullat policore e as kamerat e vrojtimit... Kthimi i Lanës dhe Parkut Rina në identitet, si dhe suvatimi e lyerja e fasadave të pallateve të vjetra të Tiranës mund të ketë pasur të njëjtin efekt si lyerja e vagonëve të metrosë së Nju Jorkut, por statistikat policore për ta matur
këtë efekt nuk gjenden kollaj. Sidoqoftë, një gjë ishte e dukshme në fillim të viteve 2000: rrugët e Tiranës u bënë më ndjellëse për bizneset dhe për jetën sociale të qytetit. Dyqanet dhe restorantet në ndërtesa legale u shtuan ndjeshëm në atë periudhë dhe trotuaret ishin të mbushura me kalimtarë, e jo me shitës ambulantë.
Ai sukses i teorisë së "Dritareve të Thyera" në Tiranë, zbatuar me vetëdije apo nënvetëdije nga Edi Rama, u përkthye në një sukses elektoral për të. Në zgjedhjet e 2003-shit Rama mori pothuaj 59% të votave të tiranasve, ndërkohë që 3 vjet më parë mezi kishte arritur 50 përqindëshin.
Duke u fokusuar aktualisht në rregullimin e "Dritareve të Thyera" të bregdetit, duket se Edi Rama po mundohet të përsërisë suksesin që pati në Tiranë në fillim të viteve 2000. Por kësaj radhe, suksesi mund të jetë më i vështirë për t'u arritur. Prishja e ndërtimeve të paligjshme në bregdet mund të bëhet po aq shpejt sa prishja e lokaleve të Parkut Rinia dhe Lanës, por zëvendësimi i tyre me ndërtesa të ligjshme, sipas një plani të mirëmenduar e mirëpeshuar, nuk mund të bëhet aq kollaj sa ç'u bë mbjellja e pemëve dhe barit, apo suvatimi dhe lyerja e pallateve të vjetra të Tiranës. Si rrjedhim, mund të kemi pamje si e Ksamilit, ku gërmadhat e ndërtesave të prishura para 3
vjetësh ende nuk janë zëvendësuar me të reja.
Por edhe sikur vendosja e rregullit urbanistik në bregdet të bëhej po aq lehtë sa ndryshimet që u bënë në Tiranë në fillim të viteve 2000, efekti nuk mund të jetë i ngjashëm: qytetarët i shihnin dhe i preknin përditë ndryshimet atëherë, ndërsa këto që do të bëhen në bregdet do t'i shohin kryesisht në televizion, ndërsa do t'i prekin vetëm në dy muajt e verave që do të vijnë...
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)