E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Biden: Zelensky nënvlerësoi paralajmërimet e SHBA për një pushtim të afërt rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte nënvlerësuar paralajmërimet nga SHBA për një sulm të afërt rus. Kështu tha presidenti amerikan, Joe Biden.

“Ai nuk donte të dëgjonte paralajmërimet e Uashingtonit përpara se Rusia të pushtonte vendin e tij. Shumë njerëz menduan se po e ekzagjeroja. Por e dija se kishim informacion që do të ndodhte: Putin ishte gati të kalonte kufirin, nuk kishte asnjë dyshim“, tha Biden gjatë një nisme në Los Anxhelos për të mbledhur fonde për Partinë Demokratike.

Sipas Presidentit amerikan, Vladimir Putin po përpiqet të fshijë jo vetëm kombin e Ukrainës, por edhe kulturën e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›