E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biden bisedë me presidentin e përkohshëm së Koresë së Jugut: Aleanca Seul-Uashintong, shtyllë e paqes në Azi

“Aleanca Seul-Uashingtonit, mbetet shtylla e paqes dhe prosperitetit ne rajonin Azi-Paqësor”, i tha presidenti amerikan në largim Joe Biden kryeministrit të Koresë së Jugut, njëherësh dhe president i përkohshme atje, Han Duck-soo.

Shtëpia e Bardhë, në deklaratën për mediat bëri me dije se në bisedën, dy zyrtarët e lartë, presidenti amerikan shprehu vlerësimin e tij për qëndrueshmërinë e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Koresë.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i opozitës Li Je-Miung tha për shtypin se partia që drejton nuk do të marrë në konsideratë shkarkimin e Hanit për momentin, duke i theksuar  mediave vendase në Kore, rëndësinë e zgjidhjeve dhe menaxhimit të çështjeve shtetërore në një pozicion neutral.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›