E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biden bisedë telefonike me Zelenskyn, thekson nevojën për të mbështetur Ukrainën

Presidenti i SHBA, Joe Biden theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj me Rusinë në një bisedë që pati dje, të premten, me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Tani është e qartë se lufta e Presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës ka qenë një fatkeqësi për Rusinë. Për shkak të guximit dhe vendosmërisë së popullit ukrainas dhe me mbështetjen e SHBA-së, Rusia nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga objektivat e saj strategjikë në Ukrainë”, shtoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Rusia nisi një pushtim në shkallë të gjerënë shkurt të vitit 2022./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›