E Enjte, 5 Nëntor 2026

Biden dhe Harris vlerësohen “Personi i vitit” nga revista “Time”

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris janë zgjedhur si njerëzit e Vitit në revistën “Time”  për vitin 2020.

“Biden-Harris përfaqësojnë diçka historike”, shkroi Time në Twitter.

Dyshja demokrate mundi tre finalistë të tjerë që ishin punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e frontit dhe Dr. Anthony Fauci, lëvizjen racore të drejtësisë dhe presidentin Donald Trump, i cili humbi garën në Shtëpinë e Bardhë, përcjellë A2news.

Time ka zgjedhur personin më me ndikim të vitit që nga viti 1927.

“Për ndryshimin e historisë amerikane, për të treguar se forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se të ndarjes, për të ndarë një vizion shërues në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë personi i vitit 2020 i TIME”, shkroi kryeredaktori i “Time” Edëard Felsenthal.

Z. Biden dhe Znj. Harris, të cilët nuk u përmendën në listën fillestare të “Time”, ende nuk kanë komentuar publikisht përzgjedhjen nga Time.

Në vitin 2016, kur Trump u zgjodh president mori të njëjtin vlerësim nga revista.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›