Johnson: Një hap larg ”no deal” për postBrexit

”No deal” është një mundësi e fortë mbi marrëdhëniet tregtare me BE për postBrexit, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.
”Ka ardhur koha që popullata britanike dhe bota e biznesit të përgatiten për të”, theksoi ai.
Johnson komentoi për herë të parë rezultatin e takimit të mbrëmshëm në Bruksel me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i cili sipas tij ishte negativ.
Johnson shtoi, megjithatë, se ”ende dëshiroj të provoj rrugën për një marrëveshje në ditët në vijim, duke mos përjashtuar vizitat te Emmanuel Macron ose Angela Merkel në Paris dhe Berlin”. /atsh