E Enjte, 5 Nëntor 2026

Biden mund të kandidojë sërish/ Lajmin e konfirmon bashkëshortja e presidentit

Joe Biden ende nuk e ka vendosur nëse do të kandidojë  ose jo për një mandat të dytë presidencial.

Por  në një intervistë, bashkwshortja e tij Jill la të kuptohet se presidenti amerikan mund të jetë sërish në garë.

“Ai thotë që nuk ka mbaruar punë. Ende nuk e ka çuar në fund atë që ka nisur”, u shpreh zonja e pare. Jill Biden  renditi arritjet e bashkëshortit të saj gjatë mandatit presidencial.

Joe Biden është presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ky fakt, sipas kundërshtarëve të tij politikë si ish-presidenti Donald Trump vë në dyshim aftësitë e tij për të drejtuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›