Tërmetet në Turqi e Siri, numri i viktimave arrin në 50 000

Numri i personave të vrarë nga tërmeti në rajonin kufitar Turqi-Siri në fillim të këtij muaji ka kaluar 50,000, sipas shifrave të fundit nga të dy vendet.
”Tërmeti ka marrë jetën e 44,218 njerëzve vetëm në Turqi”, njoftoi agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu Agency.
Në Sirinë fqinje, deri më tani janë raportuar 5 900 vdekje.
Sipas transmetuesit shtetëror turk TRT, që i referohet AFAD, ka pasur më shumë se 9 000 pasgoditje që nga tërmeti i 6 shkurtit.
Rreth 530 000 persona janë evakuuar vetëm nga zona e fatkeqësisë në Turqi.
/ rtsh.al /