E Enjte, 5 Nëntor 2026

Biden në epërsi në Xhorxhia

Kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në Xhorxhian me 16 vota elektorale. Gara është shumë e ngushtë dhe zoti Biden udhëheqë me më pak se një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99 për qind e votave.

Numërimi i votave po vazhdon edhe në tri shtete të tjera që mund të jenë vendimtare: në Arizona dhe Nevada, ku zoti Biden është në përparësi dhe në Pensilvani, ku epërsia e presidentit Trump ka rënë në 18 mijë vota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›