E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Biden paralajmëron Arabinë Saudite: Nëse ulni prodhimin e naftës do keni pasoja

Presidenti Joe Biden paralajmëroi Arabinë Saudite se “do të ketë pasoja” nëse do të shkurtonte objektivin e prodhimit të naftës për shkak të kundërshtimeve të SHBA. Ky paralajmërim erdhi pasi OPEC + njoftoi vendimin e uljes së prodhimit javën e kaluar.

Biden tha se nuk do të diskutonte se do të ishin pasojat, por që ato do të prishini marrëdhëniet mes dy shteteve.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se do të kryhej një rishikim i politikës,  Shtetet e Bashkuara do të vëzhgojnë nga afër situatën “gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan tha se vendimi i OPEC+ ishte thjesht ekonomik dhe u mor unanimisht nga vendet anëtare.

OPEC+, grupi i prodhuesve të naftës që përfshin Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) plus aleatët duke përfshirë Rusinë, njoftoi objektivin e prodhimit pas javësh lobimi nga zyrtarët amerikanë kundër një lëvizjeje të tillë.

Shtetet e Bashkuara akuzuan Arabinë Saudite për përkulje ndaj Rusisë. Zyrtarët amerikanë ishin përpjekur në heshtje të bindnin partnerin e tyre më të madh arab që të braktiste idenë e një shkurtimi të prodhimit, por Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, nuk u lëkund.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›