E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë i NATO-s: Një sulm bërthamor rus do të sillte një përgjigje fizike nga Aleanca

Një sulm bërthamor rus do të shkaktonte një “përgjigje fizike” nga NATO, tha një zyrtar i lartë i Aleancës. Zyrtari i lartë i NATO-s paralajmëroi se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Moska do të kishte “pasoja të paprecedentë” për Rusinë.

“Me siguri do të kishte një përgjigje fizike nga shumë aleatë, dhe potencialisht nga vetë NATO-ja”, tha zyrtari.

Ai vazhdoi duke thënë se Moska po përdor kërcënimet e saj bërthamore kryesisht për të penguar aleancën dhe vendet e tjera që të hyjnë drejtpërdrejt në luftën e saj kundër Ukrainës.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden, i cili paralajmëroi javën e kaluar se rreziku i “Armagedonit bërthamor” ishte në nivelin më të lartë në 60 vjet, kërcënimet që vijnë nga Rusia mund të rezultojnë në “gabime” katastrofike dhe “llogaritje të gabuar”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›