E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Biden pozitiv me COVID-19! Shtëpia e Bardhë: Ka simptoma të lehta

Presidenti Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe po përjeton “simptoma të lehta”, tha të enjten sekretarja për shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Bide, 79 vjeç, është izoluan në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë plotësisht të gjitha detyrat e tij gjatë kësaj kohe. Biden po përjetonte simptoma të buta si lodhje dhe një kollë të thatë herë pas here.

Kjo është hera e parë që Biden ka rezultuar pozitiv për Covid-19, ndërsa ka qenë i vaksinuar edhe me të dyja dozat përforcuese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›