Lufta në Ukrainë, Lavrov: Objektivat tona tashmë shkojnë përtej Donbasit

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov është shprehur se detyrat ushtarake të moskës tashmë shkojnë përtej krahinës lindore të Donabsit për të pushtuar territore më të gjera të jugut të ukrainës. Komentet janë një sinjal i qartë se Kremlini po bëhet gati të fillojë një raund të ri aneksimesh. Objektivat e Moksës do të zgjerorohen më shumë përgjatë vijave të fronit të ukrainës nëse perëndimi vijon ta furnizojë Kievin me armë me rreze të gjatë veprimi, siç janë sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmëirsë së lartë të prodhuara në SHBA.
“Gjeografia tashmë ka ndryshuar”, tha Lavrov. “Nuk është vetëm Donetksu dhe Luhansku. Është edhe Hersoni, Zaporizhja dhe një numër territoresh të tjera. Ky është një proçess që vijon”, u shpreh më tej Ministri i Jashtëm rus.
Lavrov gjithashtu hodhi poshtë idenë e rifillimit të bisedimeve të paqes me Ukrianën, duke thënë se ai vend nuk meritonte vëmendjen serioze të njerëzve seriozë, u shpreh ai. Sipas ministrit të jashtëm rus, bisedimet e mëparshme provuan se Ukraina nuk ka dëshirë të disktuojë asgjë me sinqeritet. “Ata nuk do të jenë kurrë të aftë të artikulojnë ndonjë gjë që meriton vëmendje. Bisedimet e paqes nuk kanë kuptim në situatën aktuale”, theksoi lavrov.
/rtsh/