Biden telefonon Netanjahun: Mos sulmo Rafahun, do jetë katastrofike për civilët

Presidenti i SHBA Joe Biden ka shprehur shqetësimin e thellë për planet e Izraelit për një operacion të madh që do të ndodhë pas Hamasit në Rafah.
Këtë shqetësim Biden e ngriti gjatë bisedës telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, referuar një zyrtari të lartë të sigurisë kombëtare.
Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan nënvizoi se Biden ka mbështetur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por është përpjekur t’i shpjegojë Netanjahut se plani për Rafahun mund të rezultonte katastrofik për civilët palestinezë dhe të pengonte rrjedhën e ndihmave humanitare në Gaza.
Biden i ka kërkuar Netanjahut të dërgojë një delegacion të lartë udhëheqësish ushtarakë në Uashington për të diskutuar më tej këtë çështje dhe për të përcaktuar një qasje alternative për të shkuar pas Hamasit në Rafah.
Netanjahu nga ana e tij, e ka pranuar një kërkesë të tillë. Sullivan tha se takimi do të ndodhë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme, transmeton CNN.
“Një plan ushtarak nuk mund të ketë sukses pa një plan të integruar humanitar dhe plan politik. Dhe presidenti ka theksuar vazhdimisht se operacionet ushtarake të vazhdueshme duhet të lidhen me një qasje të qartë strategjike” tha Sullivan duke vënë në dukje se në Gaza kanë vdekur më shumë civilë se në çdo konflikt të mëparshëm mes Izraelit dhe Hamasit.
/rtsh.al/