Biden viziton Poloninë dhe Çekinë
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, është nisur sot në drejtim të Europës Qendrore dhe Lindore, në përpjekje që të zbutë brengat e Polonisë dhe të Çekisë, për shkak të vendimit të Washingtonit që të ndryshojë planin për stacionimin e mburojës së vet anti-raketore në këto dy shtete.
Polonia dhe Çekia ende janë të hidhëruara për shkak të vendimit të administratës së presidentit amerikan, Barack Obama, për të hequr dorë nga plani i paraardhësit të tij, George Bush, për të stacionuar elemente të mburojës në këto dy shtete, për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme të Iranit.
Gjatë turneut të tij në Europë, Biden do ta vizitojë edhe Rumaninë.
Biden do të flet për përkushtimin e fuqishëm të SHBA-së për mburojën antiraketore, për sistemin më të mirë dhe më efektiv, se sa që ishte ai i propozuar nga administrata paraprake, tha këshilltari i Bidenit për siguri kombëtare, Tony Blinken.
Ai theksoi se ka pasur brenga në lidhje me planin e ri të SHBA-së, por shtoi se tani shtetet e Europës po dëshmojnë një përkrahje më të madhe për këtë plan, pasi që janë njoftuar në mënyrë më të detajuar për përmbajtjen e tij.
Sa më shumë që aleatët janë përqendruar në detajet dhe specifikat e planit, aq më e fuqishme është bërë përkrahja për të, tha Blinken.
Ai shtoi se administrata e Obamës është e interesuar që në sistemin e ri të përfshijë si Poloninë, ashtu edhe Çekinë.