8 kryengritës kurdë i dorëzohen forcave turke
Një grup i vogël i kryengritësve kurdë i është dorëzuar forcave turke, duke shprehur kështu mbështetjen e tyre për planet e qeverisë në Ankara, për të zgjeruar të drejtat për pakicën kurde në Turqi.
Tetë militantë, pjesëtarë të lëvizjes së ndaluar kurde, PKK, të cilët kanë zhvilluar aktivitetet e tyre në kampin e kësaj organizate në malet Qandil, në veri të Irakut, e kaluan kufirin dhe hynë në Turqi në afërsi të qytetit Siliopi, në juglindje të Turqisë, ku u pritën nga mijëra ithtarë të tyre me flamuj të PKK-së.
Me këtë rast autoriteteve turke ju dorëzua edhe një grup tjetër i ithtarëve të PKK-së, ndërsa dëshmitarët theksuan se autoritetet turke kanë marrë në pyetje gjithsej 34 persona, pas vendimit të tyre për tu dorëzuar.
Mbeti e paqartë se a do të përballet ndonjëri prej tyre me padi kriminale. Partia në pushtet e kryeministrit Rejep Tajib Erdogan, AKP, ka ndërmarrë një iniciativë, për ti ofruar liri më të mëdha rreth 12 milionë kurdëve, të cilët jetojnë në juglindje të Turqisë.
Ky proces konsiderohet si tejet i rëndësishëm, nëse Turqia synon të jetësojë aspiratën e vet për anëtarësim në BE, në momentin kur po vazhdon procesi i reformave, për të përmbushur kriteret e unionit për të drejtat e njeriut.