Bido: Vota e PDIU është cenuar në disa zona

"Shqiptarët dje kanë votuar si qytetarë evropianë. Për Shqipërinë dhe shqiptarët është e nevojshme që këto zgjedhje të jenë në përputhje me standardet evropiane. PDIU i bën thirrje forcave politike që janë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor që të ruajnë standardet e këtyre zgjedhjeve”, tha drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido.
Ai shtoi se dje nuk ka patur të fituar dhe të humbur, por kanë fituar proceset integruese të Shqipërisë. “Deri më tani, PDIU ka arritur rezultate pozitive në të gjithë vendin. Është konfirmuar fitorja e kandidatit të PDIU në Bashkinë Rrogozhinë, z. Ndriçim Dushku. Në Bashkinë Delvinë, PDIU është shpallur forcë e parë politike, ndërsa deri tani është forcë e dytë politike në bashkitë Peqin, Rrëshen dhe Bajram Curri”, shtoi Bido.
PDIU-ja shprehet se gjatë procesit të numërimit të votave ka vërejtur se po cenohet vota e saj në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Berat. “PDIU do të ndjek të gjitha procedurat ligjore për të denoncuar këto parregullsi, ndërkohë që bën u thirrje forcave politike administrojnë procesin e numërimit sipas standardeve dhe frymës së votimit të qytetarëve shqiptarë”, përfundoi zëdhënësi Bido. /Start/
2011-05-09 15:11