Policia: Nuk është shoqëruar asnjë i burgosur për të votuar

Zëdhënësja e kësaj policie, Klejda Plangarica, theksoi se “shoqërimi i të paraburgosurve, dënuarve, ndaluarve apo arrestuarve për të votuar nuk është detyrë e strukturave të Policisë së Shtetit dhe asnjë nga shërbimet e Policisë së Shtetit nuk është angazhuar për këtë qëllim”.
Ai iu përgjigje akuzave të opozitës se policia ka shoqëruar me furgon të burgosur për të votuar në disa qendra në Tiranë. Duke sqaruar rolin e policisë në përgjithësi gjatë procesit, kjo Drejtori bën me dije që nga KQV-të dhe KZQV-të gjatë kësaj periudhe është kërkuar ndërhyrja e policisë me vendim sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative vetëm në 6 raste, ku policia ka ndërhyrë sipas vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe ka kryer detyrën për rivendosjen e gjendjes.
Tre prej këtyre ndërhyrjeve, janë bërë në Qarkun e Fierit, ndërkohë që ndërhyrjet e tjera janë bërë në Gjirokastër, Korçë, si dhe në Vlorë. Nga shërbimet e policisë u morën në ruajtje në të gjithë vendin 4891 Qendra Votimit si dhe 66 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
“Policia e Shtetit është duke ndjekur në vazhdimësi procesin zgjedhor dhe rikonfirmon se me përfundimin e procesit të votimit strukturat e saj do të jenë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për shoqërimin e materialeve të votimit dhe sigurimin e vendnumërimit të votave deri në përfundim të të gjithë procesit zgjedhor”, përfundon reagimi. /S.Ll/Start/
2011-05-08 17:29