E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit, vdes 48-vjeçarja në Tiranë

viktima,-ambulancaTiranë- Një 48-vjeçare ka humbur jetën sot pasi ka rënë nga kati i dytë i një pallati në Tiranë.

Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit në rrugën Artan Lenja, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ndërsa viktima është Sh.Rosa.

Mësohet se gruaja ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur menjëherë vdekjen.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbuluar rrethanat se si ndodhi ngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›