Remontet në sistemin elektrik, CEZ: Ja zonat pa energji në Tiranë
Tiranë- Disa lagje në kryeqytet po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Lajmi bëhet i ditur nga kompania CEZ Shpërndarje, e cila njofton për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona.
Sipas CEZ-it ndërpreja vjen për shkak të një remonti te nënstacioni në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve.
Pa energji elektrike është Kodra e Shën Pjetrit, Kolonia Gjermane’ dhe energjia elektrike mungon edhe në zonën tek kodra e Xhafabazve.
Energjia do të ndërpritet nga ora 09:00-14:00, sipas njoftimit të CEZ-it.