E Martë, 3 Nëntor 2026

Bie aplikacioni Whatsapp në mbarë botën, përdoruesit nuk marrin dhe as dërgojnë mesazhe

WhatsApp, një nga aplikacionet më të njohura në botë ka rënë në atë që duket të jetë një ndërprerje globale.

Ndërprerja ka ndodhur pak minuta më parë, kur përdoruesit nuk ishin në gjendje të dërgonin ose merrnin mesazhe.

Shkaku i ndërprerjes nuk dihet dhe nuk ka ende asnjë koment nga WhatsApp.

WhatsApp Messenger u themelua nga Jan Koum në vitin 2009 dhe më vonë u shit tek Facebook, shkruajnë mediat huaja.

Deri në vitin 2020, aplikacioni kishte më shumë se 2 miliardë përdorues në mbarë botën, duke e bërë atë aplikacionin më të popullarizuar të mesazheve celulare në botë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›