Bie çmimi i naftës së papërpunuar
Çmimi i naftës së papërpunuar ra rreth katër dollarë për fuçi sot në bursën e Nju Jorkut.
Çmimi i naftës së papërpunuar ra nën 127 dollarë për fuçi ndërkohë që investitorët vunë re se çmimet e larta kanë ulur kërkesën për energji.
Ndërkohë, lajme pozitive për ekonominë amerikane rritën vlerën e dollarit, çka kontribuoi gjithashtu në rënien e çmimit të naftës.