E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie inflacioni INSTAT Rritja e cmimeveme e ulet se kuota e preferuar

TIRANEuml - Inflacioni gjate muajit dhjetor te vitit te kaluar ka shenuar renie te metejshme duke kaluar nga 1.7 ne nentor ne nivelin e 1.6 perqindeve. Ky nivel eshte nen kuoten minimale te parashikuar nga Banka qendrore e cila preferon rritje te cmimeve nga 2 deri ne 4 per qind. Inflacioni i ulet ndikon ne uljen e prodhimit vendas duyke qene se pasqyron nje renie te kerkeses ne treg. Sipas njoftimit te INSTAT-it nje vit me pare ndryshimi i cmimeve ishte 3.3 per qind. Indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike shenoi nje rritje prej 1.4 perqind krahasuar me muajin e meparshem. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 8.9 perqind verehet ne nengrupin zarzavate perfshire patatet. Indeksi i grupit Veshje dhe kepuce ka shenuar nje ulje prej 0.1 perqind ulje kjo qe ka ardhur kryesisht si rezultat i uljes se cmimeve te veshjeve. Indeksi i grupit Transporti shenoi nje rritje prej 1.3 perqind. Gjate muajit janar cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 1.8 perqind dhe cmimi i benzines nje rritje prej 1.0 perqind.
Banka e Shqiperise ka dhene prej kohesh njoftime se po konstatohet ulja e inflacionit dhe per kete arsye ka ulur tri here rresht normen baze te interesit per lekun. Por sipas ish-guvernatorit te BSH Shkelqim Cani ky veprim ka qene i vonuar dhe me sa duket ai nuk po sjell rezultatet e duhura ne treg.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›