Bie informaliteti në punë – Kontrollet e IPSHSH Gjirokastër masa subjekteve në shkelje

Evidentimi i punonjësve informal , minimizimi i personave pa kontrata pune si dhe punësimi I të miturve kanë qenë në fokus të kontrollove që drejtoria e inspektoratit të punës në qarkun e Gjirokastrës ka ushtruar gjatë vitit 2023. Drejtori i këtij inspektorati , Arben Gushi na bën me dije se gjatë këtij viti nga 576 inspektimet e bëra rezulton se 3.4% punëmarrësve kanë rezultuar pa kontrata pune , shifër kjo krahasuar me vitin 2022 ka ardhur ne ulje.
Për sa i përket punësimit të të miturve nuk kanë munguar rastet ku persona nën 18 kanë rezultuar të punësuar në shkelje me legjislacionit e punës .
Duke ju referuar problemeve që kjo drejtori ka hasur gjatë inspektimeve në subjektet e punësimit , ka marrë masat duke i pezulluar , gjobitura apo dhe mbyllur subjekte të tilla.
Ndërkohë minimizimi i formave te punësimit që vijnë në kundërshtim me legjislacionin e punës, formalizimi i punëmarrësve , zbatimi i kontratave nga ana e punëdhënësit , punësimi i të miturve brenda rregullave e kërkon kodi i punës , për mbrojtjen e shëndetit dhe personalitetit të tyre, përmirësimi I kushteve të punës për shmangien e aksidenteve në punë, mbeten prioritet I drejtorisë së inspektoratit të punës edhe për vitin 2024.
/RTSH/