“Asim Zeneli” në Gjirokastër, ndër 10 gjimnazet më të mirë në Shqipëri

Gjimnazi “Asim Zeneli” në Gjirokastër vazhdon të shënojë rezultate të larta.
Me një mesatare 8.4 në provimet e maturës shtetërore dhe kalueshmëri 100%, gjimnazi “Asim Zeneli” ka arritur të renditet në 10 gjimnazet publike më të mirë në Shqipëri.
Nga katër lëndët që u testuan numri më i lartë i dhjetave shënohet në gjuhën e huaj me 40 të tilla ndjekur nga lëndët me zgjedhje me 23, ndërsa në matematikë dhe letërsi janë vlerësuar me notën maksimale 26 nxënës nga 13 për secilën lëndë.
Drejtoresha e shkollës Alma Shehu, thotë se është fryti i një pune sistematike e nxënësve dhe e mësuesve përgjatë gjithë vitit që u kurorëzua me këto rezultate.
Është hera e dytë brenda tre viteve që gjimnazi “Asim Zeneli” bëhet pjesë e 10 shkollave më të mira bazuar në rezultatet e maturës shtetërore. Për vitin shkollor 2020-2021 ai u rendit i gjashti.
Një tjetër tregues është dhe fakti që mbi 80 % e ish maturantëve të kësaj shkolle aktualisht janë duke ndjekur studimet e larta në universitete brenda dhe jashtë vendit. Nga ky gjimnaz këtë vit pritet t’i nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore 70 të rinj gjirokastritë.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /