Bie mbeshtetja per ish-kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingritch

Pasi ishte ne krye te listes mes kandidateve republikane qe kerkojne emerimin e partise per zgjedhjet presidenciale pozita e ish-Kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingritch eshte lekundur pas nje numer reklamash negative nga rivalet e tij.
Ai ka pesuar sulme personale nga ish-guvernatori i Massachusetsit Mitt Romney dhe kongresmeni Ron Pol te cilet tani kryesojne anketimet ne prag te zgjedhjeve paraprake te Iowas qe mbahen me 3 janar. Por ne nje interviste qe dha sot per rrjetin televiziv Fox News Gingritch tha se ai ende mund te siguroje nje numer te jashtezakonshem perkrahesish ne Iowa.