E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati presidencial republikan Ron Paul mbeshtet idene e kufizimit te qeverise

Lista e kandidateve republikane qe shpresojne te zevendesojne Presidentin Barak Obama ne zgjedhjet e vitit te ardhshem eshte mjaft e gjate por media dhe analistet jane perqendruar ne 3 emra qe kryesojne ne anketa ish-guvernatori nga Masacusets Mit Romni ish-Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich dhe ligjvenesi amerikan Ron Paul.

Kandidati republikan presidencial Ron Paul mendon se elementet e ashtu-quajtur radikale kane shpenzuar para te teperta dhe kane krijuar nje burokraci teper te madhe qeveritare.

Zoti Paul eshte kunder luftes kunder taksave dhe kunder rregulloreve qeveritare qe imponojne gjera te tilla si ndalimi i droges.

Ai premton te reduktoje ne masen 1 trilion dollare buxhetin amerikan ne vitin e pare si president

Ne propozimin tim ne buxhet parashikoj reduktime prej qindra miliarda dollaresh nga programet jashte vendit. Duhet te ndalim shpenzimet. Duhet te heqim dore nga praktika e rolit te policit ne bote. Nuk na duhet nje tjeter lufte ne Siri apo ne Iran.

Ron Paul u rrit ne qender ne Amerikes ne Pitsburg te Pensilvanise qe njihej si qytet metalurgjik. Pikepamjet e tij moren forme me te qarte gjate viteve te punes se mjek obsteter me pas mjek ushtarak dhe tani ne Kongres. Ndihmesit e zotit Paul thone se botekuptimi i tij pasqyrton prejardhjen e tij.

Carla Howell eshte drejtore ekzekutive e Partise Libertariane e cila bazohet ne shume prej filozofive te zotit Paul

Aspekti me i jashtezakonshem i Ron Paulit eshte integriteti i tij. Ai qe shihni ne kamera apo ne podium eshte i njejti Ron Paul qe shihet ne nje takim me nje grup aktivistesh. shte njeri shume i sinqerte i vertete.

shte hera e trete qe Ron Paul konkuron per president. Ai u eshte permbajtur te njejtave pikepamje si ne vitin 1988 kur konkurroi per here te pare si kandidat i Partise Libertariane

Nuk dihet nese zoti Paul do te konkuroje si kandidat i Partise Libertariane nese nuk fiton ne zgjedhjet e para partiake. Nje hap i tille mund ta percante voten republikane ne zgjedhjet e pergjithshme. Historiani Allan Lichtman shpjegon

Ron Paul do te jete faktor ne keto zgjedhje. Ai nuk pritet te fitoje ndonje zgjedhje paraprake. Ai nuk do te siguroje emerimin si kandati republikan ne zgjedhje. Por do te jete i dukshem si faktor.

Analiste te tjere si politologu John Fortier mendojne se zoti Paul mund te fitoje ne ndonje prej garave paraprake pasi ka perkrahes te zgjarrte.

shte nje baze e vogel por me mbeshtjetje energjike qe do ta perkrahe me fonde dhe do ta ndjeke nga pas ne mbledhje e kuvende.

Kandidatet kryesore republikane perfshire zotin Paul kane levizur here pas here duke zevendesuar njeri-tjetrin ne krye te anketave. Prova e vertete do te filloje me 3 janar me zgjedhjet partiake ne shtetin Iowa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›