E Martë, 3 Nëntor 2026

Bie me 42% numri i kalimeve të paligjshme në BE – Frontex: Rënia më e madhe është shënuar në rrugën e Ballkanit Perëndimor

Numri i kalimeve të paligjshme në Bashkimin Evropian në nëntë muajt e parë të këtij viti ra në 166 mijë,  42 për qind më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas agjencisë evropiane të rojës kufitare dhe bregdetare Fronteks, rënia më e ndjeshme e këtyre kalimeve është shënuar  në rrugën e Ballkanit Perëndimor, siç quhet rruga që emigrantët përdorin për të kaluar nga vendet e Ballkanit perëndimor drejt vendeve të e be-së,   ku numri i këtyre kalimeve ishte rreth 17 mijë, rreth 79 për qind më pak se një vit më parë.

Rruga e dytë  përdorur më pak nga emigrantët e jashtëligjshëm është ajo e Mesdheut Qendror,  e cila përdoret nga emigrantët e nisur nga Afrika e veriut drejt Italisë dhe Maltës,  ku në nëntë muajt e parë të këtij viti u regjistruan  47 700 kalime të parregullta, ose 64 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit 2023. 

Por kalimet e jashtëligjshme nga Bjellorusia, Moldavia, Ukraina dhe federata ruse drejt vendeve në kufijtë lindorë të BE-së që janë Estonia, Finlanda, Hungaria, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Sllovakia dhe Rumania, vijuan të shënojnë rritje, duke shkuar këtë vit në 13 200 ose 192 për qind më shumë se një vit më parë. 

Një rritje prej 100 për qind kanë shënuar edhe kalimet e jashtëligjshme në të ashtuquajturën rrugë e Afrikës perëndimore.  Ndërsa kalimet e jashtëligjshme në kanalin e La Manshit u rritën me 2 për qind duke kapur shifrën e  47 514 në tre muajt e parë të këtij viti.  Tre vendet kryesore të origjinës nga vijnë emigrantët e jashtëligjshëm janë Siria, Mali dhe Ukraina. 

Gazetare: E. Pepa

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›