Lufta në Gazë dhe Liban, Turqia: Izraelit t’i vendosen sanksione, ka arritur kulmin

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka bërë thirrje për sanksione kundër Izraelit, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërpresë të gjithë mbështetjen ndaj Tel Avivit.
“Izraeli ka arritur kulmin, s’ka më vend për fjalë, për diplomacinë dhe politikën ndërkombëtare. Ne duhet të fillojmë me sanksione,” u tha ministri i Jashtëm Hakan Fidan delegatëve të partisë në pushtet në një takim për Palestinën, duke shtuar: “Izraeli duhet të bojkotohet”.
Ndërsa Turqia ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Izraelit gjatë gjithë luftës dhe madje njoftoi një ndalim tregtar, ajo thuhet se ka mbajtur lidhje ekonomike me Jerusalemin përmes një sërë manovrash të fshehta.
Nga ana tjetër, OKB-ja ka bërë të ditur se Gaza e shkatërruar nga konflikti duket se po përballet me kufizimet më të këqija të ndihmës që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas mbi një vit më parë, veçanërisht për fëmijët.
“Ditë pas dite, situata për fëmijët bëhet më e keqe se një ditë më parë” thotë James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijë UNICEF.
Pavarësisht nga një nevojë e dëshpëruar për të rritur sasinë e ndihmës, thotë Elder, qasja në ndihmë po përkeqësohej.
“Gushti ishte sasia më e ulët e ndihmave humanitare që erdhi në Rripin e Gazës nga çdo muaj të plotë që nga shpërthimi i luftës. Mungesa e tmerrshme e ndihmës, e shoqëruar me goditjet e pamëshirshme dhe fakti që rreth 85 për qind e Rripit të Gazës është goditur me një formë urdhri evakuimi, e ka bërë territorin “në thelb të pajetueshëm“, thotë Elder.
Izraeli lejoi dje 30 kamionë ndihma në veri të Gazës, mes presionit ndërkombëtar në rritje.
/rtsh.al/