Bie me makinë dhe i telefon gruas, por nuk e gjejnë gjallë
Itali
I telefonoi bashkëshortes dhe i tregoi që ishte rrëzuar me makinë në një greminë, por nuk u arrit të gjendej i gjallë. Kjo është historia tragjike e të riut shqiptar, Admir Dejeli, 36 vjeç, fermer në Cozenca të Italisë. Agjencitë e lajmeve italiane thonë se trupi i 36-vjeçarit u gjet brenda një makine të vogël poshtë në shkëmbinj. U desh ndërhyrja e ekipeve të vullnetarëve të shpëtimit malor, si dhe zjarrfikësve që nisën kërkimet nga dje për të gjetur vetëm ditën e sotme, trupin. Dyshohet se i riu shqiptar vdiq pas plagëve të marra në aksidentin automobilistik. Nga këqyrja vërtetohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Nga të dhënat e para mësohet se pranë trupit të të riut shqiptar është gjetur një celular, nga ku ka marrë gruan dhe e ka njoftuar se ka rënë me makinë në një greminë. Më pas celulari ka pushuar së funksionuari dhe ka qenë bashkëshortja që njoftoi policinë për të gjetur burrin.
Bie me makinë dhe i telefon gruas, por nuk e gjejnë gjallë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip