E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagosje me armë zjarri tek ish-uzina e autotraktorëve

Gazeta Shqip

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkozë të Tiranës. Sipas të dhënave nga uniformat blu, mësohet se shtetasi Urim Marku, banor i zonës, ka plagosur me armë zjarri Besnik Ferhatin, pranë ish-uzinës së autotraktorëve, në periferi të kryeqytetit.

Konflikti mes dy personave mendohet të ketë qenë i hershëm dhe ka degjeneruar mëngjesin e sotëm me përdorimin e armëve të zjarrit. Polica ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e  autorit të ngjarjes, të cilit i ka sekuestruar edhe armën e krimit.

Ndërkohë, policia ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

1 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, plagosje me armë zjarri tek ish-uzina e autotraktorëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›