E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 51-vjeçari në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Valiasit, Kamëz, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacionit zyrtar nga policia, viktima, shtetasi me inicialet A.L., dyshohet se ishte duke rregulluar një defekt elektrik kur ndodhi incidenti tragjik.

Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A.L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›