E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Ndërron jetë 71 vjeçarja në Berat

Një 71 vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Berat.

Policia bën me dije se e moshuara ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

“Berat/Informacion paraprak

Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›