Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 51-vjeçari
Një person ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në mënyrë aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një shofer kamioni vinc, përkatësisht Bilbil Lumani, 51 vjeç ka gjetur vdekjen nga rryma elektrike.
Mësohet se Lumani ndërkohë po shkarkonte materiale ndërtimi në parcelën e shtetasit Adem Muho, ku gjatë shkarkimit vinçi i kamionit ka takuar me telat e tensionit të lartë që furnizojnë pompat e ujit të pijshëm, cfarë e ka vendosur atë në kontakt me rrymën, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.