E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie ne perrua mjeti dyshime per persona te mbytur

ELBASAN- Nje automjet tip benz me targa te huaja ka rene ne uje ne perroin e Kushes ne afersi te Uzines 12 ne afersi te fshatit Katund i Ri ne periferi te Elbasanit. Kane qene banoret qe ne mes te ujit te rrembyeshem kane pare mjetin qe lundronte dhe kane lajmeruar menjehere policine. Agjentet te mberritur pergjate trasese se perroit kane pare qe mjeti nuk kishte persona brenda ose te pakten kjo mendohet paraprakisht pasi ne ane te perroit nuk eshte gjetur askush qe te reklamoje renien e automjetit. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur edhe forcat e zjarrfikese. Edhe pse kane tentuar disa here ujerat e rrembyeshem e kane bere teper te veshtire nxjerrjen e automjetit tip benz me ngjyre te bardhe me targa te huaja. Nga vezhgimi i mjetit mesohet se nje xham i tij ishte i hapur. Dyshimet e para kane rene mbi nje hakmarrje te mundshme duke hedhur ne uje automjetin ose renie aksidentale. Aktualisht nuk eshte perjashtuar mundesia per ekzistencen e nje drejtuesi mjeti. Agjentet kane njoftuar komisariatin per te kerkuar me shume te dhena mbi pronesine e mjetit apo persona te denoncuar te humbur.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›