E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi Urdherit te Farmacisteve

Qendra e Kontrollit te Barnave ka bere kallezim penal ndaj presidentit te Urdhrit te Farmacisteve zotit Arjan Jaupllari per nje sere shkeljes te kryera nga ky i fundit kunder farmacisteve dhe drejtuesve teknike te tyre.

Sipas zotit Besnik Jakaj Jaupllari ka marre kompetenca qe nuk i takojne Urdherit te Farmacisteve.

Zoti Jaupllari duke tejkaluar kompetencat e ligjit qe i jep urdheri i farmacisteve ka nxjerre ne janar te 2010-s nje urdher te keshillit kombetar te Urdherit te Farmacisteve ku thote qe me cdo rast qe te pajisim me certifikat anetaresimi tek Urdheri i Farmacisteve do verifikojme ne terren distancen siperfaqen duke marre kompetencat qe ligji ua jep disa institucioneve te tjera eshte shprehur Besnik Jakaj drejtor i Qendres se Kontrollit te Barnave.

Sipas zotit Jakaj denoncimi i pare ka ardhur nga vete farmacistet te cilet nuk kane mundur te perballojne presionet e vazhdueshme.

Te marresh certifikaten qe je anetar i Urdherit te Farmacisteve nje farmacist paguan 10 mije leke te vjetra ne muaj pra 120 mije leke ne vit. Eumlshte nje shifer shume e madhe eshte nje numer shume i madh farmacistesh qe paguajne kete shifer dhe mbi keto leke nuk eshte bere asnjehere transparence theksoi Jakaj.

Pervec kallezimit penal Jakaj thote se i gjithe informacioni i eshte derguar Ministrise se Shendetesise ku kerkohet te merren masa perkatese por nga ana tjeter te behen dhe ndryshime ne ligjin per Urdherin e Farmacistit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›