Bie niveli i ujit ne Fierze dhe Koman

Ministria e Energjitikes ka bere te ditur mengjesin e sotem situaten ne liqenet e Fierzes dhe Komanit, ku bie ne sy se niveli i ujit ka rene nen kuoten maksimale.
Sipas njoftimit te METE, ne Fierze niveli i ujit ka rene ne 289.91 metra, ndersa prurjet jane 350 metra kub per sekonde. Nderkohe ne Koman niveli i ujit eshte ne 170.9 metra, me prurje qe arrijne ne 130 metra kub per sekonde. Ministria sakteson me tej se ne te dyja liqenet aktualisht nuk ka derdhje te ujit.Situate e qete paraqitet edhe ne Vaun e Dejes, ku niveli i ujit ka shkuar ne 74.64 metra, prurjet anesore 30 metra kub per sekonde dhe nuk ka derdhje.