E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Opozita rrit efikasitetin ne Kuvend

Zevendeskryeministri Ilir Meta konsideroi si nje veprim te mire rikthimin e mundshem te Partise Socialiste ne Parlament me rastin e nje seance te jashtezakonshme per permbytjet ne Shkoder.
“Natyrisht, do veprim qe rrit efikasitetin e gjithe institucioneve, perfshire ketu dhe Parlamentin, per te perballuar keto eshtje me te cilat po ndeshen banoret e Shkodres e te Nenshkodres jo vetem sot, por edhe neser, sepse eshte nje proces qe do te vazhdoje edhe pas evakuimit te ujit, pasi pasojat kane mbetur atje, absolutisht eshte veprimi me i mire dhe ne kete drejtim. Parlamenti mund te beje shume me teper duke pasur edhe angazhimin e opozites”, tha ai pas nje takimi qe pati me Presidentin e Kryqit te Kuq shqiptar, z. Shyqyri Subashi. Ky i fundit, pasi e njohu Meten me punen e Kryqit te Kuq shqiptar ne veri te vendit, i shprehu mirenjohjen e tij te thelle per mbeshtetjen qe qeveria shqiptare ka dhene dhe vazhdon te jape ndaj kesaj organizate humanitare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›